image Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut i fton anëtarët e saj të votojnë

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut i fton anëtarët e saj të votojnë

news image

Teksa kanë mbetur më pak se tri orë deri në mbylljen e votimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për një pjesëmarrje më të lartë në votime.

Sot anëtarët e saj mund të zgjedhin kryetarin e ri të VV-së, ku në garë është veç një person: Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Të dashura anëtare dhe anëtarë të Lëvizjes, më pak se tri orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve. Votoni dhe ftoni shoqet e shokët, familjarët, të gjithë ata që ju i njihni e janë anëtare/ë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta bëjnë të njëjtën gjë nëpër shkollat afër vendbanimeve të tyre. Një ditë kaq e veçantë ku secila/i prej anëtarëve ndanë bindjen e saj/tij për kaq shumë poste të rëndësishme drejtuese brenda organizatës tonë, meriton të festohet me pjesëmarrje të lartë.

/GazetaSinjali/