image Lëvizja Vetëvendosje kundërshton shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, thotë se nuk ka arsye

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, thotë se nuk ka arsye

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet mocioni i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Deri sa ka gjetur përkrahje nga opozita,  shkarkimi i këtij Bordi po kundërshtohet nga partia në pushtet.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se VV-ja është kundër shkarkimit të Bordit të ZRRE-së për shkak se nuk janë ofruar arsyetime të bindshme për një vendim të tillë.

“Nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm që duhet të ndërtohet në një rrethanë të tillë, kur brenda më pak se një viti kërkohet shkarkimi i Bordit që është emëruar po nga ky Kuvend. Në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë parashihen saktësisht situatat kur krijohen kushtet për shkarkimin e bordit”, ka thënë Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/