image Lëvizja e yllit të Kopenhagës që e la të shtangur talentin e Man Utd

Futboll

Lëvizja e yllit të Kopenhagës që e la të shtangur talentin e Man Utd

news image

Manchester United u detyrua të djersitet shumë për fitoren e tyre 1-0 kundër FC Kopenhagës mbrëmë.

Djajtë e Kuq u desh të prisnin deri në kohën shtesë për të vulosur fitoren përmes një penalltie të Bruno Fernandes, goli i tij i 11-të në të gjitha garat për klubin që nga nënshkrimi në janar.

United pati shumë raste, por Kopenhagen gjithashtu pati momentet e tyre në sulm dhe shumica e tyre erdhën përmes mesfushorit Rasmus Falk.

28-vjeçari ishte elektrizues përderisa e “pensionoi” talentin e United, Brandon Williams.

Ai arriti ta kalojë me shumë lehtësi Williamsin, megjithatë bashkëlojtarët më pas nuk arritën të shënonin./Gazeta Sinjali/