image Lëvizja e lirë e banorëve në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri: Rama premton zbatim të marrëveshjes

Rajon

Lëvizja e lirë e banorëve në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri: Rama premton zbatim të marrëveshjes

news image

Banorët rreth kufirit Kosovë-Shqipëri shumë shpejt do ta kenë lëvizjen e lirë. Kështu ka premtuar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Rama ka komentuar edhe pikën e re të përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap në Shishtavec – Krushevë, pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Shishtavec – Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

“Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet”, ka thënë më tej Rama.

/GazetaSinjali/