image "Lëshojmë qebe me qira, bëjmë zbritje", nisin talljet pasi Kurti tha se po ngrohet me batanije

Kosovë

“Lëshojmë qebe me qira, bëjmë zbritje”, nisin talljet pasi Kurti tha se po ngrohet me batanije

news image

Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një konferencë për media, teksa fliste për krizën energjetike, i njoftoi qytetarët se me çka po ngrohet, meqë po bëhet thirrje për kursim të energjisë elektrike, shkruan Sinjali.

I pari i Qeverisë tha se të martën mbrëma është ngrohur me batanije në shtëpinë e tij. E pas këtij “njoftimi” nëpër rrjetet sociale kanë nisur talljet madje edhe “ofertat” për lëshimin e batanijeve me qira.

“Lshojm qebe me qera per raste ndryshme, bajm zbritje 50%”, ka shkruar dikush në Facebook, raporton Gazeta Sinjali.

E një qytetarët tjetër e ka dhënë një propozim se çfarë duhet bërë para se të përdoret batanija.

Madje kanë filluar edhe të zgjedhen batanijet të cilat ngrohin më ‘shumë’ në mënyrë që të kursehet rryma.

Propozimi tjetër për ta kursyer energjinë, sipas një qytetari, është që secili të shkojë diku me bujtë, por që mos të harrohen “qebet”. Pa to, mos u nisni asgjëkundi.

/GazetaSinjali/