image Leo Messi thyen heshtjen, flet për çastet e vështira në Barcelonë

Futboll

Leo Messi thyen heshtjen, flet për çastet e vështira në Barcelonë

news image

Leo Messi e thyen heshtjen për të ardhmen dhe flet për çastet e vështira në Barcelonë

Super ylli argjentinas, Lionel Messi ka folur për gjendjen nëpër të cilën po kalon në Barcelonë.

Ai, gjithashtu ka foluar për thashethemesh për të ardhmen e tij, duke thënë se çastet e vështira që i kaloi sezonin e kaluar dhe në verë kanë ndikuar në lojën e tij në fillim të këtij sezoni.

Gjashtë herë fituesi i topit të artë e tronditi botën e futbollit kur e dorëzoi një kërkesë zyrtare për t’u larguar nga klubi, pak pasi Barcelona u turpëruar duke humbur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain u përmendën si klubet ku ai mund të luante nga sezoni i ri, pasi Messi vetë e shprehu dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou përmes aktivizimit të një klauzole lirimi në marrëveshjen e vet me klubin.

Por largimi i tij u ndalua menjëherë nga Barcelona dhe nga zyrtarët e La Ligës.

Përfundimisht, 33-vjeçari vendosi të qëndrojë në Camp Nou në mënyrë që ta shmangte çfarëdo beteje me klubin e zemrës në gjykatë, duke thënë se kurrë nuk do të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Barçës.

Por Messi dhe Barcelona nuk e nisën sezonin në mënyrë më të mirë dhe argjentinasi i ka shënuar vetëm gjashtë gola deri tani në La Liga, që është pak për standardin e tij.

Messi e pranoi në një intervistë për La Sexta të hënën se ajo çfarë kishte ndodhur vitin e kaluar dhe në verë ndikoi në paraqitjet e tij këtë sezon.

E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtet se kam pasur një kohë shumë të keqe në verë”, tha Messi për La Sexta, transmeton Sinjali Sportiv.

E gjitha për shkak të asaj çka kishte ndodhur më herët. Për shkak të asaj çfarë ndodhi para verës, për shkak të mënyrës se si mbaroi sezoni, burofaxi dhe të gjitha… kjo vazhdoi edhe në fillim të këtij sezoni”, shtoi ai.

Por sot jam mirë dhe ndiej dëshirë për të luftuar seriozisht për gjithçka që kemi përpara. Unë e di se klubi po kalon nëpër një periudhë të vështirë, në nivel klubi dhe nivel ekipi, por unë mezi pres”, tha Messi./Sinjali Sportiv/