image Lëndohet rëndë alipnistja kosovare, Uta Ibrahimi

Sporte të tjera

Alpinizëm/ Lëndohet rëndë alipnistja kosovare, Uta Ibrahimi

news image

Alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës derisa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bënë të ditur Standard.

Në momentin e lëndimit alpinistja kosovare ishte së bashku me alpinistin Aurel Duka, duke u ngjitur në një faqe shkëmbore ku një gurë është shkëputur nga mali, dhe i cili i ka rënë në këmbën alpinistes Uta Ibrahimi duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Siç raporton Insajderi, pas kësaj ngjarje një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor. /Sinjali