image Lëndohet një shtetas afgan në Qendrën e Azilit në Vranidoll, i dehur theu pllakën e shporetit

Siguri

Lëndohet një shtetas afgan në Qendrën e Azilit në Vranidoll, i dehur theu pllakën e shporetit

news image

Një incident ka ndodhur mbrëmë në Qendrën për Azilkërkues në Vranidoll të Prishtinës, ku një shtetas afgan ka shkaktuar dëme në kuzhinën e Qendrës së Pritjes Emergjente për të Huajt ku edhe ishte akomoduar tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka thyer pllakën e shporetit elektrik dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, 20-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që rasti është denoncuar edhe në Polici.

Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/