image Prizrenasi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, e goditën panelet solare që i shkëputi era e fortë

Siguri

Prizrenasi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, e goditën panelet solare që i shkëputi era e fortë

news image

Dje në vendin tonë era e fortë dhe shiu shkaktuan dëme të mëdha, ku si pasojë një person mbeti i vdekur, dhe një tjetër u lëndua rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e erës, Policia e Kosovës bën të ditur se dje rreth orës 16:00 në Prizren, një person është lënduar në vendin e punës, pasi panelet solare i shkëputi nga kulmi i një objekti, era e fortë.

Policia bën të ditur se viktima, ka pësuar lëndime jo të lehta, dhe menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës.

/GazetaSinjali/