image Në këmbim të parave lejuan bashkëjetesën e fëmijëve të tyre, arrestohen dy persona në Obiliq

Siguri

Në këmbim të parave lejuan bashkëjetesën e fëmijëve të tyre, arrestohen dy persona në Obiliq

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve nën moshën 16-vjeçare në këmbim të parave.

Rasti ka ndodhur gjashtë muaj më parë në komunën e Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me ngjarjen, pas arrestimit të të dyshuarve, prokurori i shtetit ka rekomanduar që të njëjtit të lirohen dhe ndaj tyre të iniciohet rasti “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”, ndërsa e mitura të kthehet te prindërit e saj.

/GazetaSinjali/