image Legjenda gjermane shpreson që Klopp ta marrë “timonin” e kombëtares së Gjermanisë

Futboll

Legjenda gjermane shpreson që Klopp ta marrë “timonin” e kombëtares së Gjermanisë

news image

Legjenda e futbollit dhe ish-kapiteni i Gjermanisë, Michael Ballack e ka shprehur dëshirën e tij që trajneri i kampionit anglez, Jurgen Klopp, ta marrë “timonin” e kombëtares së Gjermanisë.

Ballack e ka vlerësuar shumë trajnerin e “The Reds” duke i përmendur të arriturat e teknikut gjerman si dhe dëshirën e tij që ta shoh Jurgen Kloppin në udhëheqjen e kombëtares gjermane.

“Është impresionuese se si Jurgeni stabilizoi Liverpoolin në krye, pastaj e udhëhoqi drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe tash te titulli i kampionit”, ka thënë Ballack.

“Pse njëri prej trajnerëve më të mirë në botë të mos jetë kandidat për postin e trajnerit te kombëtarja? Pyetja nuk është nëse ai ka kualitete për këtë, por nëse Klopp do të donte të bëhej trajner i kombëtares. Ai është në pozitë ku mund të zgjedhë gjithçka”, u shpreh ish-kapiteni gjerman./Gazeta Sinjali/