image Legjenda Federer, lamtumirë tenisit të luajtur mes lotësh, emocionohet edhe Nadal

Sporte të tjera

Legjenda Federer, lamtumirë tenisit të luajtur mes lotësh, emocionohet edhe Nadal

news image

Sporti bashkon dhe sjell emocione të forta, edhe mes rivalëve të mëdhenj.

Kështu ndodhi në O2 Arena e Londrës në Laver Cup 2022, kompeticion i zgjedhur jo rastësisht për të shënuar fundin e karrieres së një ikone të tenisit, si Roxher Federer.

Kampioni zviceran luajti në krah të rivalit të tij më të madh të karrieres, rafael Nadal në sfidat dyshe para publikut londinez, që nga ana tjetër i dha Federerit duartrokitje pa fund.

Pavarësisht se Federer dhe Nadal nuk fituan dot përballë ciftit kundershtar amerikan, rezultati ishte gjeja më e pak e rëndësishme në mbrëmjen e lamtumirës.

Yjet e tenisit botëror ishin pjesë e momenteve emocionuese mes lotësh që përjetoi njeri nga më të mirët teniste në historine e këtij sporti.

Mirëpo dorëheqja e tenisi i luajtur i 41-vjecarit do ti mungoje me shumë sesa mendohej, rivalit të tij për vite e vite me radhë Rafal Nadal, i cili u përlot ndjeshëm gjatë kohës që miku i tij përshedeste për herë të fundit sportëdashësit londinez.

Roxher Federer e mbyll karrierën me 101 trofe të fituar në kompeticione zyrtare të tenisit, nga të cilët 20 grand sleme, dhe medalje ari në olimpiade. Për shumë vite me radhë ai ka qënë numri një në rënditjen boterore, dhe do të mbahet mend për rivalitetinb epik me Nadal dhe Xhokovic. Kampioni zviceran i bashkohet panteonit të emrave legjend të këtij sporti si Pit Sampras , Mek’Enro, , Kris Evert, Rod Laver, Bjorn Borg, Andre Agasi, Boris Beker etj.

/GazetaSinjali/