image LeBron James me LA Lakers mposhten nga Toronto

Basketboll

LeBron James me LA Lakers mposhten nga Toronto

news image

LA Lakers nuk kanë arritur të sigurojnë edhe matematikisht pozitën e parë në konferencën perëndimore, pasi janë mposhtur nga Toronto Raptors me rezultat 107:92.

Kampionët në fuqi ishin shumë më të fortë se skuadra nga Kalifornia.

Nuk mjaftuan as 20 pikët e Lebron James, i cili pati edhe 10 kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë.

Te skuadra e kampionit më i miri në parket ishte Kyle Lowry, i cili shënoi 33 pikë dhe 14 kërcime për double-double./Gazeta Sinjali/