image LDK: Nuk e kuptojmë refuzimin e Begajt për takim, megjithatë i urojmë suksese

Politikë

LDK: Nuk e kuptojmë refuzimin e Begajt për takim, megjithatë i urojmë suksese

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj, me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Siç thotë LDK, këtë refuzim të Begajt, nuk e kuptojnë, ani se shprehin habinë e tyre për siç potencojnë qasje të pazakontë të tij.

”Për dallim nga krerët institucionalë paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj”, tha ndër të tjera zyra e LDK-së për Klan Kosova.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë. Me respekt”, tha LDK.

/GazetaSinjali/