image LDK: Moskoordinimi i Qeverisë me ndërkombëtarët nxit agjendat destabilizuese në vend, pasojat të pariparueshme

Politikë

LDK: Moskoordinimi i Qeverisë me ndërkombëtarët nxit agjendat destabilizuese në vend, pasojat të pariparueshme

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e fundit në veri të vendit, ku përfaqësuesit politikë e institucionalë serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, nga LDK thonë se në kohën e këtyre zhvillimeve, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që s’bjen në grackat destabilizuese të Serbisë.

Ata thonë se moskoordinimi i institiucioneve shtetërore me aleatët ndërkombëtarë, nxit agjendat destabilizuese dhe provokuese në territorin e Kosovës.

“Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Komunikata e plotë:

Në kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë. Politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare.

LDK-ja i fton qytetarët në veri për qetësi; ndërsa institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.

Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin.

/GazetaSinjali/