image LDK kundërshton futjen në rend dite të propozimeve të VV-së: Çfarë urgjence keni, po na impononi temat

Politikë

LDK kundërshton futjen në rend dite të propozimeve të VV-së: Çfarë urgjence keni, po na impononi temat

news image

Para miratimit të rendit të ditës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që në rend të ditës të futet edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka filluar fjalën e tij në Kuvend me kritika për shkak të propozimeve të parashtruara në Kuvend.

Ai ka thënë se propozimet, ligjet dhe temat e rëndësishme po trajtohen në mënyrë joserioze.

“Po i bini me urgjencë ligjet, propozimet. Ky është një imponim i paarsyeshëm. Thirrni seancë nesër. Jo që të dimë në seancë se cili është rendi i ditë, po gjendemi para propozimeve të rëndësishme dhe po trajtohen në mënyrë joserioze. Joseriozisht po trajtohet tema për Agjencinë për Privatizim të Kosovës. Ne si grup e kundërshtojmë, thirrni seanca të tjera, në bazë të procedurave “, tha Gashi.

/GazetaSinjali/