image LDK - Haxhiut: Sistemi i drejtësisë nuk fuqizohet me postime në Facebook

Politikë

LDK – Haxhiut: Sistemi i drejtësisë nuk fuqizohet me postime në Facebook

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e mbajtur për media gjatë ditës së sotme kanë kritikuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për siç kanë thënë sulmet ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor.

Në këtë konferencë deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj,  tha se sjellja e ministres Haxhiu në këtë formë tregon që ky ekzekutiv është qeveri e praktikantëve.

“Me shqetësim po i përcjellim sulmet e ministres së Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këto janë sulme në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo sjellje tregon qartë që kjo është Qeveri e praktikantëve”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria Kurti akoma nuk e ka të qartë se si do ta realizojë procesin e Vettingut, që sipas tij është një nga arsyet se pse nuk mund ta akuzojnë askënd, por të punojnë në përmirësimin e gjendjes së sistemit të drejtësisë.

“Edhe sot kjo Qeveri ende nuk e ka idenë se si do t’i qaset procesit të Vettingut. Tash kur e kanë shumicën nuk mund të akuzojnë askënd por të përmirësojnë gjendjen në sistemin e drejtësisë”

Gjithashtu Manaj ka thënë se i bëjnë thirrje ministres Haxhiu që mos t’i sulmojë institucionet por t’i fuqizojë ato.

“Ato nuk fuqizohen me postime në Facebook por me veprime konkrete”, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/