image LDK fiton në dy komuna, shkon në balotazh në nëntë të tjera

LDK fiton në dy komuna, shkon në balotazh në nëntë të tjera

news image

Në zgjedhjet e së dielës Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të fitoj në dy komuna, në të cilat qeverisë aktualisht, transmeton Gazeta Sinjali.

LDK-ja ka fituar në Pejë me Gazmend Muhaxherin dhe në Lipjan me Imri Ahmeti.

Kurse, në gjashtë komuna tjera LDK-ja do të jetë në balotazh. Në Gjilan Lutfi Haziri nga kjo parti në raundin e dytë të zgjedhjeve do të jetë me Alban Hysenin e LVV-së.

Në Vushtrri kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri renditet i dyti sa i përket numërimit të votave, kurse i pari është kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi. Këta të dy do të përballen më 17 nëntorë.

Në Viti, Sokol Haliti i LDK-së i cili aktualisht prin me vota do të jetë në balotazh me Arsim Ademin e LVV-së.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së do të jetë në balotazh me Bekë Berishen e AAK-së. Kurse në Fushë Kosovë, Burim Berisha i LDK-së do të jetë në balotazh me Enver Bajçincën e LVV-së.

Në komunën e Dragashit LDK në balotazh do të jetë me PDK-në.

Në balotazh LDK-ja do të jetë edhe në Prishtinë si partia e dytë, kurse në Podujevë kandidati i kësaj partie, Ekrem Hyseni aktualisht është duke prirë me një diferencë shumë të vogël me vendin e dytë e që është Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

LDK-ja në balotazh do të jetë edhe në Junik. Në këtë komunë LDK do të jetë në garë me AAK-në.

/Gazeta Sinjali/