image LDK: Ekonomia nuk e duron populizmin, mosefikasiteti i qeverisë po e rritë varfërinë në Kosovë

Politikë

LDK: Ekonomia nuk e duron populizmin, mosefikasiteti i qeverisë po e rritë varfërinë në Kosovë

news image

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ekonomia nuk e duron populizmin dhe se qeveria populiste është duke e rritur varfërinë në Kosovë.

Tahiri në një konferencë për media prezantoi të dhënat e raportit gjashtëmujor nga Thesari i Kosovës, që tregon se realizimi i buxhetit në këtë kohë është vetëm 9 për qind si më u ulëti në dekadën e fundit.

“Realizimi i buxhetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është vetëm 9% më i ulëti në 10 vjetët e fundit. Të dhënat e raportit 6 mujor nga Thesari i Republikës së Kosovës ku janë të paraqitura në detaje projektet kapitale dhe realizimi i tyre në faza të ndryshme e shpërfaq më së mirë edhe me numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit. Për më keq kjo paaftësi qeverisëse po ndodh në kohën më të keqe të krizës ekonomike”.

Tutje, Tahiri thotë se mosefikasiteti i qeverisë po e rritë krizën ekonomike dhe varfërinë në Kosovë.

“Ky mosefikasitet i qeverisë në realizim të projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje të biznese, humbje të vendeve të punës dhe rritje të varfërisë në Kosovë. Po ashtu dëmtim zingjor në të gjitha fushat të kapluara nga kriza”.

“LDK me numra dhe shifra konkrete të projekteve të parealizuara kapitale sot po e prezanton paaftësinë e pushtetit populist. Është skandal i madh dhe i rrezikshëm që katër ministri të qeverisë së Kosovës e kanë zero për qind realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjatë mujorin e këtij viti”.

“Ministria e Ekonomisë që ka buxhet vjetor 16 milionë e 154 mijë e 144 euro ka realizuar zero për qind të buxhetit për investime kapitale. Ekonomia nuk e duron popullizmin sepse gjithçka shumëzohet me zero, zero mbetet” deklaroi Tahiri.

/GazetaSinjali/