image LDK e VV takohen nesër, çfarë do të diskutohet kësaj rradhe?

Kosovë

Qeveria/ LDK e VV takohen nesër, çfarë do të diskutohet kësaj rradhe?

news image

Nesër në ora 15:00 do të takohen grupet punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arian Manxhuka .

“Temat që do të diskutohen nesër janë, Energjetika, Kultura dhe Rinia”, ka deklaruar Manxhuka për Gazetën Sinjali.

Takimi do të mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i gjashtë mes këtyre grupeve punuese./Gazeta Sinjali/