image Lazio pa gjasa për titull pas pjesës së parë, Milan në epërsi të dyfishtë

Futboll

Lazio pa gjasa për titull pas pjesës së parë, Milan në epërsi të dyfishtë

news image

Ka përfunduar pjesa e parë në ‘Olimpico’ me rezultat befasues. Milani është në epërsi prej 0:2 ndaj Lazios.

Golin e parë për Milanin e shënoi Calhanoglu me një eurogol në minutën e 23-të të takimit.

Pas 11 minutave, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, shënoi për 0:2 duke ia bërë të ditur Lazios se ata kanë udhëtuar në kryeqytetin italian për tri pikë.

Në rast të fitorës, Milani futet në garë për Europa Ligë./Gazeta Sinjali/