image Lazio merr tri pikë në udhëtimin e vështirë në Torino

Futboll

Lazio merr tri pikë në udhëtimin e vështirë në Torino

news image

Është mbyllur takimi mes Torinos dhe Lazios, kjo e fundit arriti të fitojë me shumë vështirësi ndaj skuadrës së Torinos.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi edhe atë në minutën e 5-të ku Belotti shënoi përmes penalltisë. Me këtë rezultat edhe u mbyllën 45 minutat e para.

Në fillim të pjesës së dytë, Lazio e barazoi rezultatin me Immobilen në minutën e 48’. Derisa në minutën e 73-të Parolo e kaloi në epërsi skuadrën nga kryeqyteti.

Lazio edhe javën e kaluar fitoi me rikthim ndaj Fiorentinës, e ku po qëndron në hap me Juventusin sa i përket garës për titull të kampionit./Gazeta Sinjali/