image Lavrov: Një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit

Botë

Lavrov: Një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit

news image

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Praktikisht tashmë po vendoset. Le të sillen me kujdes”, tha Lavrov për vendet perëndimore gjatë një konference për shtyp.

Termi “perde e hekurt” përdoret për të përshkruar kufijtë politikë që ndanë kontinentin evropian në vitet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991, kur u përballën Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.

/GazetaSinjali/