image Latifi ka një përgjigje për kritikat: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Shëndetësi

Latifi ka një përgjigje për kritikat: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

news image

Rifat Latifi, është një ndër ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II, kjo pasi që konsiderohet se nuk bën mjaftueshëm punë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore prej që ka marrë postin e ministrit të Shëndetësisë në vitin 2021, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Latifi u është përgjigjur kritikave, duke thënë se qytetarët duhet të presin dhe të jenë të durueshëm, sepse sipas tij gjendja në shëndetësi nuk mund të ndryshojë brenda natës.

“Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e dini një mënyrë që brenda natës ta ndryshoni sistemin shëndetësor, ejani urdhëroni. Duhet infrastrukturë. Duhet të keni durim sepse mjekësia nuk mund të bëhet brenda natës. Unë po them që prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat që mjekësia jonë të bëhet pjesë e botës”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/