image 'Lata' që ngjan frikshëm me liderin çeçen: Nuk do guxoja të shkoja në Ukrainë tani

Sociale

‘Lata’ që ngjan frikshëm me liderin çeçen: Nuk do guxoja të shkoja në Ukrainë tani

news image

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, është një ndër figurat më me ndikim në luftën në Ukrainë.

Pak ditë më parë i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Pas shfaqjes së tij nëpër media, mediat filluan ta krahasonin me aktorin kosovar, i njohur për rolin e tij si “Lata”.

Bëhet fjalë për aktorin Arjan Hoti, i cili ka një ngjashmëri të madhe me liderin çeçen.

Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë ndjesinë që përjeton kur e krahasojnë me Kadyrov.

Ngjashmëria e frikshme me liderin çeçen Ramzan Kadyrov – Reagon aktori  kosovar - Ballkani.info

“Më kanë shkruar disa persona dhe shpresoj të bëjë një film për të, një film të luaj rolin e tij. Vetëm të kisha ditur edhe gjuhën, do isha perfekt fare.

Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë. Nuk është se kam ndonjë punë, po edhe sikur nuk do kisha shku.

Shumica e njerëzve më kanë komentuar, po ashtu të famshëm si Mozzik, Getinjo me të cilët kam raport që më herët, nuk është se më kanë njohur tani nga foto”, u shpreh Hoti.

/GazetaSinjali/