image Largohet nga vendi i ngjarjes autobusi i aksidentuar me kosovarë

Rajon

Largohet nga vendi i ngjarjes autobusi i aksidentuar me kosovarë

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Ndërkaq autoritetet kroate e kanë larguar autobusin nga vendi ku u aksidentua këtë të diele rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb dhe kufirit serb, shkruan AP.

Autostrada ku ndodhi aksidenti është rruga kryesore e trafikut përmes Kroacisë, e cila është pothuajse gjithmonë e zënë gjatë verës për shkak të turizmit dhe punëtorëve të huaj që udhëtojnë në shtëpi nga Evropa Perëndimore./Gazeta Sinjali/