image Lakers fitojnë derbin ndaj Warriors, këto janë rezultatet nga të gjitha ndeshjet në NBA

Basketboll

Lakers fitojnë derbin ndaj Warriors, këto janë rezultatet nga të gjitha ndeshjet në NBA

news image

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA me shumë spektakël dhe diferencë të lartë në rezultate

Los Angeles Lakers kanë triumfuar me rezultat bindës në derbin ndaj Golden State Warriors me shifrat 117-91.

Fitore në këtë rreth ka marr edhe Boston Celtics që fitoi me vetëm një pikë dallim përballë Washington Wizards 111-110.

New York Knicks kanë fituar në udhëtim te Detroit Pistons me shifrat 109-90.

Fitore edhe më spektakolare ka marrë Memphis Grizzlies ndaj Houston Rockets me rezultat 133-84.

Phoenxi Suns po ashtu mori një fitore të lehtë ndaj Minesota Timberwolves me shifrat 118-99.

Një fitore më të vështirë e mori Charlotte Hornets ndaj Sacramento Kings me rezultat 127-126.

Takimi i vetëm që u shty ishte ai në mes të Toronto Raptors e Chicago Bulls për shkak të rasteve me COVID-19. /Gazeta Sinjali Sport/