image Theret disa herë me thikë deputeti britanik i partisë së Johnsonit

Evropë

Theret disa herë me thikë deputeti britanik i partisë së Johnsonit

news image

Deputeti i Partisë Konservatore në Britani, Sir David Amess, është therur disa herë përderisa po mbante një takim. Për këtë ka njoftuar policia britaneze.

Sulmi ka ndodhur në kishën “Belfairs Methodist”, raporton Sky News. Amess e ka përfaqësuar Southend West që nga viti 1983.

Sipas raportimeve një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Ai është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Policia e Essex-it informoi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalin me deklaratë së shpejti.

/GazetaSinjali/