image Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Siguri

Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

news image

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të riu, i cili dyshohet se më 8 gusht 2021, rreth orës 01:40, ka therur me thikë një person në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, i riu i cili po dyshohet për “Lëndim të lehtë trupor”, nuk është identifikuar ende nga organet e sigurisë dhe hetuesisë.

Andaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informata shtesë për të dhe vendndodhjen e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari është i grupmoshës 18-25 vjeç dhe jeton në një shtet perëndimor.

“Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor”, thuhet në apelin e Policisë./GazetaSinjali/