image Lajm i mirë, Zvicra shënon rënie të rasteve me koronavirus

Botë

Lajm i mirë, Zvicra shënon rënie të rasteve me koronavirus

news image

Pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, ky shtet ka shënuar 97 infeksione të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar 32 mijë e 198 raste pozitive me COVID-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Deri më tani, 1 mijë e 686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e infeksionit, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë 4 mijë e 57 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë./Gazeta Sinjali/