image Lajm i mirë për shikuesit e serialit "Lucifer", sezoni i ri do të nis në muajin gusht

Film

Lajm i mirë për shikuesit e serialit “Lucifer”, sezoni i ri do të nis në muajin gusht

news image

Sezoni i pestë i serialit amerikan “Lucifer”, do të fillojë me 21 gusht, kështu është kuptuar përmes një video të publikuar ku shkruhet “Momentet më të mira të serialit nga sezoni i parë deri në të pestin”.

Faqja “Prince of Darkness”, ka publikuar videon me mbishkrim “Shikoni 66.6 sekondat më të mira të serialit, sezoni i pestë do të fillojë me 21 gusht”.

Ndërkohë, në Hollywood ka pasur spekulime se rolin kryesor të “Luciferit” nuk do ta luajë më Tom Ellis, por do të zëvendësohet me Ian Somerhalder, aktori i cili luan në serialin “Diaries of the Vampire”.

Por siç duket, “Luciferi”, Tom Ellis, nuk do të shkojë askund, do të vazhdojë të luajë protagonistin kryesor./ Gazeta Sinjali/

Për ta parë videon, klikoni KËTU