image Lajm i mirë për punëtorët e Trepçës dhe Kishnicës: Sot do t’i marrin pagat

Sociale

Lajm i mirë për punëtorët e Trepçës dhe Kishnicës: Sot do t’i marrin pagat

news image

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se punëtorët e Trepçës do t’i marrin sot pagat, shkruan Gazeta Sinjali.

Në arsyetimin e ministrisë thuhet se marrëveshja për subvencionimin e Trepçës është nënshkruar me 16 shkurt, por që procedurat e pagesës kanë marrë kohë, me ç’rast janë vonuar edhe pagat.

Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh. Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje” thuhet në njoftimin e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndryshe, minatorët e Trepçës dhe Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga e hëna, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin shkurt. /Gazeta Sinjali/