image Lajm i mirë për banorët e një ndërtese në Prishtinë, arrestohet hajni i atleteve

Siguri

Lajm i mirë për banorët e një ndërtese në Prishtinë, arrestohet hajni i atleteve

news image

Policia njofton për arrestimin e një të dyshuari, pasi që i njëjti në hyrje të një objekti është hasur duke i vjedhur atletet e banorëve.

Në tentim për ta ndaluar hajnin, një person ka pësuar plagë nga thika.

Më pas policia ka arritur ta arrestojë të dyshurin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Muharrem Fejza , Prishtinë 01.07.2020-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një hyrje të një objekti është hasur duke i vjedhur atletet e banoreve. Në tentim për ta ndaluar të dyshuarin viktima mashkull  kosovar është lënduar  nga një mjet i mprehte-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/