image Lajm i mirë nga Zvicra: Rreth 900 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi

Botë

Pandemia/ Lajm i mirë nga Zvicra: Rreth 900 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi

news image

Deri më tani është bërë testimi i mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarave në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditë.

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 897 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, ka ngritur numrin zyrtarisht në 897, shkruan The local.

Në Zvicër, deri më sot janë vërtetuar mbi 12 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) numri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur në mbi 12.200 raste.

Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar, ku së fundi statistikat tregojnë se ato janë shumfishuar duke shkuar në 897 persona të shëruar./Gazeta Sinjali/