image Lajm i mirë nga Shqipëria: Shërohen edhe dy mjekë të infektuar nga koronavirusi

Rajon

Rajon/ Lajm i mirë nga Shqipëria: Shërohen edhe dy mjekë të infektuar nga koronavirusi

news image

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka bërë me dije se janë shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri më tani janë shëruar 32 personel shëndetësor në vendin tonë.

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, ka shkruar Manastirliu./Gazeta Sinjali/