image Lajm i keq, regjistrohet edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë

Lajm i keq, regjistrohet edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka publikuar rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Në bazë të statistikave të fundit, është regjistruar edhe një vdekje më shumë nga koronavirusi në Kosovë.

Numri i të vdekurve më Covid-19 ka shkuar gjithsej në 79, dhe sipas IKSHPK-së të gjithë pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese

Po ashtu sot janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.

Ndërsa, u konfirmuan edhe 195 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Sinjali. /

Gazeta Sinjali/