image Lajm i keq, koronavirusi depërton edhe në rektoratin e Universitetit të Prishtinës

Arsim

Lajm i keq, koronavirusi depërton edhe në rektoratin e Universitetit të Prishtinës

news image

Një rast pozitiv me koronavirus është evidentuar në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky informacion është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Universiteti i Prishtinës.

“Rektorati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ si masë mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të stafit dhe të palëve, për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19 të një zyrtari të këtij institucioni, do të qëndroj i mbyllur deri në njoftimin e radhës. UP bën thirrje që të respektohen vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/