COVID-19

Të infektuar

1147

Të shëruar

874

Të vdekur

30

Pandemia/ Lajm fantastik: Shërohen 77-vjeçari nga Vitia dhe një infermiere 62-vjeçare

news image

Dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë shëruar. Bëhet fjalë për të infektuarin e parë në Kosovë, 77-vjeçarin nga Vitia dhe një infermiere.

Lajmin e ka konfrimuar infektologu, Valbon Krasniqi.

“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi tha se është pozitive që në Kosovë nga 170 të prekurit me koronavirus vetëm 70 prej tyre kanë marrë mjekim në Klinikën Infektive ndërsa pjesa tjetër janë izoluar në shtëpitë e tyre për trajtim më të lehtë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: