image Lajçaku takohet me Bislimin dhe flasin rreth dialogut, këtë herë e përmend Kosovën

Politikë

Lajçaku takohet me Bislimin dhe flasin rreth dialogut, këtë herë e përmend Kosovën

news image

Herën e fundit kur e kishte takuar Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e Kosovës, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk e kishte përmendur Kosovën. Kësisoj, në cicërimën e tij në Twitter kishin plasuar reagime të shumta nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Por sot, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Bislimi, është takuar në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ku ndër tjera është biseduar për çështjen e dialogut. Lajçaku, këtë herë ka përmendur Kosovën.

Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën përpara”, ka shkruar Miroslav Lajçak në Twitter.

/Gazeta Sinjali/