image Lajçaku i përgëzon serbët për angazhim në arritjen e udhërrëfyesit për energjinë

Kosovë

Lajçaku i përgëzon serbët për angazhim në arritjen e udhërrëfyesit për energjinë

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua të mërkurën me kryetarët e komunave veriore të Kosovës si dhe me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Lajçak shkroi në Twitter se i dëgjoi pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në Kosovë, derisa tha se e ka mirëpritur angazhimin e tyre për ta zbatuar udhërrëfyesin për faturimin e energjisë në veri, të arritur në Bruksel.

Më 21 qershor, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë e miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Pos me përfaqësuesit serbë, i dërguari i BE-së takoi edhe liderë institucionesh e partish në Kosovë. Të hënën, Lajçak zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti, të martën me krerët e partive opozitare e të mërkurën me presidenten Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/