image Lajçak takon kryekëshilltarin diplomatik të Scholzit, diskutohen zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor

Politikë

Lajçak takon kryekëshilltarin diplomatik të Scholzit, diskutohen zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor

news image

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për Ballkanin Perëndimor, njëherit i caktuar si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kryekëshilltarin diplomatik të Kancelarit Scholz në Berlin, Jens Plötner.

Përmes postimit në Twitter, Lajçak ka shkruar se ka pasur një takim shumë të mirë ku është diskutuar për vizitën në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit.

“Një takim shumë i mirë me Jens Plötner, Kryekëshilltar Diplomatik i Kancelarit Scholz, në Berlin. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajçak.

/GazetaSinjali/