image Lajçak qëndron në Kosovë dy ditë, takon Kurtin e liderët opozitarë-vizitë edhe në veri e në Prizren

Politikë

Lajçak qëndron në Kosovë dy ditë, takon Kurtin e liderët opozitarë-vizitë edhe në veri e në Prizren

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Kosovë nga 27 deri më 29 qershor.

Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Konferenca për media i EUSR Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lajçakut pritet t’i vazhdohet detyra edhe për një mandat tjetër si i dërguar special i BE-së për dialogun mes dy vendeve.

/GazetaSinjali/