image Lajçak përfundon takimin me Kurtin, nuk deklarohet për media

Politikë

Lajçak përfundon takimin me Kurtin, nuk deklarohet për media

news image

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtit, që u mbajt në selinë e kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas përfundimit të këtij takimi, Lajçak nuk është deklaruar për media.

Përfaqësuesi i BE-së do të qëndrojë tri ditë në Kosovë dhe gjatë kësaj vizite zyrtare do të takohet me krerët e institucioneve vendore.

Pas vizitës triditore në Kosovë, Lajçak do të udhëtojë për në Serbi./Gazeta Sinjali/