image Lajçak në takim me Osmanin

Politikë

Lajçak në takim me Osmanin

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është duke zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi Lajçak – Osmani ka filluar në orën 08:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesi i BE-së është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.

Ndërsa, pas takimit me Lajçakun, Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn./Gazeta Sinjali/