image Lajçak kërkon përfshirjen e opozitës në dialog

Kosovë

Lajçak kërkon përfshirjen e opozitës në dialog

news image

Emisari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimet e sotme me krerët e partive opozitare në Kosovë.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se ka kërkuar përfshirjen e opozitës në procesin e dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Unë gjithashtu u takova me liderët e partive opozitare në Kosovë dhe i nxita ata të bashkohen në dialog dhe ta vendosin atë mbi linjat e partive për të forcuar pozicionin e Kosovës”, u shpreh diplomati sllovak. /Gazeta Sinjali/