image Lajçak me 'falënderim të madh' për amerikanët pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel

Politikë

Lajçak me ‘falënderim të madh’ për amerikanët pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i ka falënderuar kryenegociatorët për marrëveshjen që u arrit sonte për targat në Bruksel.

Ai, gjithashtu, ka falënderuar edhe Departamentin amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane, siç ka shkruar ai, për mbështetjen e parezervë.

“Falënderimet e mia sonte shkojnë të Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për qasjen e tyre konstruktive sot. Dhe një falënderim i madh shkon te Departamenti i Shtetit dhe diplomacia amerikane për mbështetjen e tyre të parezervë”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/