image Lajçak: Dialogu Kosovë - Serbi solli ndryshime reale për njerëzit

Kosovë

Lajçak: Dialogu Kosovë – Serbi solli ndryshime reale për njerëzit

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot janë bërë dhjetë vite që kur Prishtina dhe Beogradi kanë filluar dialogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, tash e 10 vite të dyja palët bënë një ndryshim real për njerëzit në të dy shtetet, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter./Gazeta Sinjali/