image Lajçak deklarohet pas takimit Kurti-Vuçiq (VIDEO)

Politikë

Lajçak deklarohet pas takimit Kurti-Vuçiq (VIDEO)

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky që u ndërmjetësua nga ai dhe nga përfaqësuesi tjetër evropian, Joseph Borrell.

Lajçak tha se ky ishte një takim i vështirë, i cili demonstroi qasje shumë të ndryshme të palëve të përfshira në dialog. Prandaj, thotë se u arrit shumë pak progres sot.

“Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot”, tha ai.

Lajçak tha se rezultati i këtij takimi ishte vetëm pajtimi i palëve që dialogu të vazhdojë.

“U diskutuan disa propozime konkrete. Por rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se dialogu do të vazhdojë. Palët ranë dakord që negociatorët e tyre kryesorë do të zhvillonin takime në baza mujore, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takime të nivelit të lartë, kur është e përshtatshme. Për më tepër, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në shtator”, deklaroi përfaqësuesi i BE-së.

Lajçak tha se për Bashkimin Evropian, është e rëndësishme “të nënvizojmë se e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Prandaj, ne presim që të dy palët të punojnë së bashku për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis tyre”.

Linku i videos: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-209473./Gazeta Sinjali/