image Lajçak dakordohet me ambasadorët e vendeve të BE-së për "rëndësinë thelbësore të dialogut me Serbinë"

Politikë

Lajçak dakordohet me ambasadorët e vendeve të BE-së për “rëndësinë thelbësore të dialogut me Serbinë”

news image

Para nisjes për në Serbi, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajçak ka thënë se ata janë dakorduar për “rëndësinë thelbësore të dialogut”.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Pas vizitës tre-ditore në Kosovë, Lajçak do të udhëtojë në Serbi për t’u takuar me liderët politik atje. /Gazeta Sinjali/