image LA Lakers sigurojnë vendin e parë, shkëlqen Anthony Davis

Basketboll

LA Lakers sigurojnë vendin e parë, shkëlqen Anthony Davis

news image

Pas një nate të vështirë ndaj Toronto Raptors, Anthony Davis ka shkëlqyer në përballjen ndaj Utah Jazz, për të ndihmuar LA Lakers që të shënojë fitore 116:108.

Me këtë triumf skuadra nga Los Angeles siguron play-offin për herë të parë pas vitit 2013 dhe vendin e parë për herë të 17-të në histori.

Davis realizoi 42 pikë, 12 kërcime dhe 4 asiste, ndërsa LeBron James shtoi 22 pikë, 8 kërcime dhe 9 asiste.

Te Utah Jazz më i dalluari ishte Mitchell me 33 pikë. Në përballjet e tjera, New Orleans mundi Memphisin me rezultat 109-99 dhe Philadelphia mundi San Antonion me rezultat 132-130.

/Gazeta Sinjali/